A e dini sa lejohet të gabojnë matësit e shpejtësisë së veturave?

A e dini sa lejohet të gabojnë matësit e shpejtësisë së veturave?

A e dini sa lejohet të gabojnë matësit e shpejtësisë së veturave?

Shpejtësimatësit e veturave nuk e tregojnë gjithmonë shpejtësinë e saktë të lëvizjes. Megjithatë, pak shoferë e dinë se ekzistojnë rregulla të qarta ndërkombëtare që përcaktojnë se sa mund të jetë dallimi ndërmjet shpejtësisë reale dhe asaj që shfaqet në tabelën e instrumenteve.

Sponsor 3M Express

Arsyet për këtë pasaktësi janë të shumta. Njëra ndër më të rëndësishmet lidhet me mënyrën se si matet shpejtësia e veturës, e cila zakonisht përcaktohet përmes rrotullimit të rrotave.

Gomat mund të kenë dimensione të ndryshme, ndërrohen me kalimin e kohës dhe konsumohen, duke ndryshuar edhe diametrin e tyre. Për këtë arsye, prodhuesit e veturave programojnë një margjinë të caktuar gabimi në shpejtësimatës.

Megjithatë, ekziston një rregull i rëndësishëm: shpejtësimatësi nuk guxon të tregojë shpejtësi më të ulët sesa ajo reale. Pra, nëse jeni duke lëvizur me 70 kilometra në orë, pajisja mund të tregojë 75 kilometra në orë, por jo 68 apo 65 kilometra në orë.

Kjo mënyrë e funksionimit i mbron prodhuesit nga përgjegjësitë e mundshme ligjore në rast aksidentesh, por njëkohësisht është e përcaktuar edhe me rregullore ndërkombëtare.

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) ka përcaktuar se gjatë testimeve të automjeteve, shpejtësimatësi mund të tregojë maksimumi 10 për qind plus katër kilometra në orë më shumë sesa shpejtësia reale.

Kjo do të thotë se nëse vetura lëviz me 80 kilometra në orë, shpejtësimatësi gjatë testimit mund të tregojë deri në 92 kilometra në orë. Çdo vlerë mbi këtë kufi nuk lejohet.

Megjithatë, pas certifikimit të automjetit dhe gjatë përdorimit në rrugë, zbatohen kufij të tjerë.

Për veturat, autobusët, kamionët dhe automjetet e tjera komerciale, lejohet një dallim deri në 10 për qind plus gjashtë kilometra në orë. Ndërsa për motoçikletat dhe automjetet me tri rrota që lëvizin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë, kufiri është 10 për qind plus tetë kilometra në orë.

Një studim që ka analizuar saktësinë e shpejtësimatësve në disa modele veturash ka treguar se Dacia Duster dCi, Mazda MX-5 2.0, BMW 330i M Sport, Škoda Kodiaq 2.0 TDI dhe Seat Arona 1.0 TSI, kur lëviznin me shpejtësi reale prej 80 kilometrash në orë, shfaqnin 83 kilometra në orë në shpejtësimatës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Policia gjen një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Policia gjen një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Milan ka përgatitur 60 milionë euro për Endrick

Milan ka përgatitur 60 milionë euro për Endrick

Malësia e Bujanocit e bllokuar nga balta, fëmijët mbesin pa mësim

Malësia e Bujanocit e bllokuar nga balta, fëmijët mbesin pa mësim