Malësia e Bujanocit e bllokuar nga balta, fëmijët mbesin pa mësim

Malësia e Bujanocit e bllokuar nga balta, fëmijët mbesin pa mësim

Malësia e Bujanocit e bllokuar nga balta, fëmijët mbesin pa mësim

Banorët e Malësisë së Bujanocit po përballen me kushte të rënda jetese, ku mungesa e infrastrukturës bazë po ua vështirëson edhe gjërat më elementare, përfshirë dërgimin e fëmijëve në shkollë.

Sponsor 3M Express

Në fshatrat Suharnë, Novo Sellë, Priboc dhe Zarbicë, rrugët me baltë, mungesa e dyqaneve ushqimore dhe largësia nga shërbimet publike kanë krijuar një gjendje të rëndë izolimi për banorët e paktë që kanë mbetur në këtë zonë.

Për të siguruar produkte elementare ushqimore, banorëve u duhet të udhëtojnë kilometra të tëra, ndërsa ambulanta dhe shkolla më e afërt ndodhen mbi 13 kilometra larg.

Sa e vështirë është situata në këtë pjesë të Bujanocit, e dëshmon edhe rasti i Ilmi Bajramit nga Suharna, i cili gjatë përpjekjes për t’i dërguar fëmijët në shkollë, përfundoi në një situatë të rrezikshme për shkak të gjendjes së rëndë të rrugës.

Automjeti i tij hasi në vështirësi në rrugën e mbuluar me baltë, duke e detyruar të ndërpriste udhëtimin dhe të kthehej në gjysmë të rrugës.

Për fat të mirë, fëmijët nuk pësuan lëndime, por as atë ditë nuk arritën të shkonin në shkollë.

Lexo edhe

Festë dhe protestë, nis tubimi në Tiranë, shpërndahen shkopinj druri

Festë dhe protestë, nis tubimi në Tiranë, shpërndahen shkopinj druri

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

MIT: Po pastrojmë borën dhe po trajtojmë me kripë segmentet ku ka ngrica

MIT: Po pastrojmë borën dhe po trajtojmë me kripë segmentet ku ka ngrica