​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit.

Sponsor 3M Express

Naftën është liruar katër centë për litër, ndërsa benzina për dy centë, raporton KosovaPress.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Zekim Istogu, thotë për KosovaPress se rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar ka reflektuar menjëherë në pikat e shitjes në Kosovë.

Sipas tij, çmimi aktual i naftës sillet nga 1.81 deri në 1.83 euro për litër, ndërsa ai i benzinës nga 1.48 deri në 1.50 euro.

Ai thotë se në ditët e ardhshme pritet një ulje e lehtë e çmimeve, në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Në kuadër të rënies së çmimit në tregun ndërkombëtar, kompanitë importuese të naftës kanë reaguar menjëherë duke ulur çmimin në pikat shitëse. Konkretisht, gjatë gjithë javës ka pasur rënie, por në vikend rënia është bërë më e madhe.

Ka reflektuar në të gjitha pikat shitëse përafërsisht 4 centë rënie në naftë, gjithësisht 2 centë rënie në benzinë. Sot çmimet e derivateve të naftës sillet diku prej 1.81 deri 1.83 në pikat shitëse. Ndërsa benzina 1,48 deri 1,50 euro. Në këtë javë për parashikimet janë për një rënie të lehtë, por kjo krejtësisht varet nga zhvillimet që do të bëhen në Lindjen e Mesme, nga bisedimet ose nga marrëveshja paqësore”, thotë Istogu.

Kujtojmë, ministrja e MINT, Mimoza Kusari-Lila, kishte paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për naftën nëse rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet në tregun e Kosovë.

Lexo edhe

“Raport alarmant që dëshmon dështimet e Qeverisë” – LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për gjetjet e BE-së

“Raport alarmant që dëshmon dështimet e Qeverisë” – LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për gjetjet e BE-së

Lushaku paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për Raportin e BE-së

Lushaku paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për Raportin e BE-së

Shiroka Pula takohet me Rrjetin e Grave të Kosovës, diskutojnë parandalimin e femicidit

Shiroka Pula takohet me Rrjetin e Grave të Kosovës, diskutojnë parandalimin e femicidit