A do ta mbështesë VLEN-i kandidatin e AKI-së në Bërvenicë, flet Kasami

A do ta mbështesë VLEN-i kandidatin e AKI-së në Bërvenicë, flet Kasami

A do ta mbështesë VLEN-i kandidatin e AKI-së në Bërvenicë, flet Kasami

Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, sot ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, ndërsa shtoi se mbështetja e VLEN-it për kandidatin e AKI-së do të varet nga sjellja e këtyre të fundit.

Sponsor 3M Express

Kasami tha se pas përbylljes së raundit të parë kandidati i VLEN-it ishte në shtabin e AKI-së dhe tregoi mbështetje për ta, por megjithatë Kasami se mbështetja e VLEN-it do të varet nga fushata e AKI-së.

“Kandidati ynë ishte në shtab të kandidatit të AKI-së dhe ia uroi fitoren dhe tregoi përkrahjen. Por duhet të dijmë rrjedhën që BDI nuk shkoi në raundin e dytë si fituese. Angazhimi ynë varet nga ajo se si do të sillet BDI. Nëse ata fushatën e bëjnë kundër VLEN-it, ata duhet ta sqarojnë këtë”.

“Para një viti e dijmë që kandidati i VLEN-it largoi të gjitha flamuret partiake dhe kërkoi mbështetjen e shqiptarëve, kjo nuk po ndodh tani. Për më shumë deklarimet e AKI-së dhe BDI-së tani janë se e kanë fituar VLEN-it. Nëse qëllimi i tyre është që të mos e fitojnë Bërvenicën, por ta fitojnë VLEN-in, ata bëjnë fushatë për ta humbur komunën”, tha mes tjerash Kasami.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Bërvenicë do të mbahet të dielën (1 nëntor)./Telegrafi/

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

A do ta mbështesë VLEN-i kandidatin e AKI-së në Bërvenicë, flet Kasami | Momenti