Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për mbjelljen e një brezi të ri të gjelbër mbrojtës.
“Sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Halil Thaçi, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për mbjelljen e një brezi të ri mbrojtës të gjelbër. Duke qenë se qyteti përballet me ndotje të konsiderueshme, këta drunj nuk kanë thjesht rol dekorativ, por do të shërbejnë si filtra natyrorë jetikë për pastrimin e ajrit. Ne do të vazhdojmë të investojmë në projekte të tilla mjedisore që shtojnë hapësirat e gjelbra dhe mbrojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar ajo në Facebook”.

Burimi: RTKLive




