Anif, 84-vjeçarja nga Deçani, ka rrëfyer në emisionin “Weekend” në Klan Kosova historinë e jetës së saj, sfidat që ka përballuar ndër vite dhe pasionin për mbledhjen e gështenjave, bimët bimët dhe punimet e dorës.

Pavarësisht moshës, ajo vazhdon të jetë aktive dhe të merret me punë të ndryshme, duke dëshmuar një vullnet të jashtëzakonshëm dhe dashuri për punën.
Gjatë vizitës në bjeshkë, ku po mblidhte gështenja, ajo tregoi se këtë punë e bën prej rreth 50 vjetësh.
Ajo tha se më shumë lodhet kur qëndron pa punuar sesa kur është në lëvizje.
Madje, 84-vjeçarja rrëfeu se zgjohet herët në mëngjes, shpesh që në orën katër, për t’i përfunduar punët e shtëpisë dhe aktivitetet e saj të përditshme.
Ajo tregoi se ka gjashtë fëmijë, derisa bashkëshorti është përballur me një aksident të rëndë, ku është goditur nga një veturë.
Në kushte të vështira ekonomike, asaj iu desh të punonte shumë për t’i rritur fëmijët dhe për t’ua siguruar të ardhmen./Klankosova.tv




