82-vjetori i çlirimit të vendit, Begaj dhe Rama vendosin kurora me lule pranë memorialit “Nëna Shqipëri”

Shqipëria shënon sot 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtimi fashist dhe nazist, shoqëruar edhe me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Paraditen e kësaj të diele, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan ceremoninë përkujtimore te Varrezat e Dëshmorëve, ku vendosën kurora me lule pranë memorialit “Nëna Shqipëri”, në nderim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Dita e Çlirimit vijon të përcjellë ndër breza kujtimin e sakrificës së Dëshmorëve të Atdheut, së bashku me mirënjohjen e përjetshme ndaj tyre.

“Shqipëria kremton sot 82-vjetorin e Çlirimit, një ditë e shënuar kombëtare në nderim të sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit. Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua ceremonia shtetërore e Homazheve, ku Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul në nderim të kujtimit të të rënëve. Dita e Çlirimit përcjell ndër breza kujtimin e sakrificës së Dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohjen e përjetshme për ta”, shkruan në njoftimin e saj zyra për shtyp e Kryeministrisë.

Çlirimi i vendit erdhi pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi, që nisi më 7 prill 1939 me agresionin fashist italian. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, Shqipëria kaloi nën pushtimin gjerman, ndërsa lufta çlirimtare arriti kulmin në nëntor të vitit 1944.

Gjatë atij nëntori, Tirana u çlirua më 17 nëntor, ndërsa çlirimi i Shkodrës dhe i zonës veriore më 29 nëntor i dha fund pushtimit gjerman në të gjithë territorin shqiptar. /rtsh.al/

Lexo edhe

Gjermania frikësohet se lufta mund të përhapet në Detin Baltik pas sulmeve ukrainase ndaj anijeve ruse

Gjermania frikësohet se lufta mund të përhapet në Detin Baltik pas sulmeve ukrainase ndaj anijeve ruse

Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për përgatitjen e vrasjes së rëndë

Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për përgatitjen e vrasjes së rëndë

Brahimaj kujton ditën e pafajësisë në Hagë, shpreson për të njëjtin epilog edhe për ish-krerët e UÇK-së

Brahimaj kujton ditën e pafajësisë në Hagë, shpreson për të njëjtin epilog edhe për ish-krerët e UÇK-së