6Kurti pas votimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

6Kurti pas votimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

6Kurti pas votimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar sërish në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka kritikuar vonesat në procesin e miratimit të ligjit, duke thënë se ato zgjatën më shumë se tre vjet e gjysmë.

Sponsor 3M Express

“Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024.

Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ironizon Brikena Selmanin, Rogert Sterkaj nuk lë pa thumbuar edhe Mirin e Selin Bollatin

Ironizon Brikena Selmanin, Rogert Sterkaj nuk lë pa thumbuar edhe Mirin e Selin Bollatin

Në Maqedoni gjatë vitit 2025 nga pagesat rrugore janë mbledhur rreth 67,6 milionë euro, tashmë po shqyrtohet pagesa sipas kilometrave

Në Maqedoni gjatë vitit 2025 nga pagesat rrugore janë mbledhur rreth 67,6 milionë euro, tashmë po shqyrtohet pagesa sipas kilometrave

Gjetjet e IPK-së për 11 policët e suspenduar: Urdhri mbrojtës për Arlinda Zekajn s’ishte ekzekutuar me kohë

Gjetjet e IPK-së për 11 policët e suspenduar: Urdhri mbrojtës për Arlinda Zekajn s’ishte ekzekutuar me kohë

6Kurti pas votimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin | Momenti