Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e vendit.
Ajo ka vlerësuar vazhdimin e mbështetjes financiare të Luksemburgut përmes kornizës së re të bashkëpunimit, në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026-2030, duke theksuar se kjo dëshmon përkushtimin afatgjatë të këtij shteti ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.
“Në takim, presidentja Shiroka Pula vuri në pah rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.





