43 armët e automatike, Dogana: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme armësh zjarri dhe municioni gjatë një kontrolli të detajuar dhe skanimit të një automjeti të tipit VW Caddy me targa të huaja. Përmes një njoftimi zyrtar, Dogana bëri të ditur se falë përdorimit të pajisjeve të avancuara skanuese, zyrtarët doganorë kanë arritur të detektojnë ngarkesën e fshehur ilegale.

Sponsor 3M Express

Në automjet u identifikuan dhe u konfiskuan:

  • 42 pushkë automatike të tipit AK-47 (Kallashnikov);
  • 1 pushkë e tipit Walther (kalibër 12 mm);
  • 41 karikatorë për armët automatike AK-47.

Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se menjëherë pas zbulimit të armatimit, rasti është iniciuar dhe po trajtohet në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente të drejtësisë.

Po ashtu, ky institucion ka shprehur mirënjohje të veçantë për Ambasadën e SHBA-së dhe Qeverinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme me teknologji e skanerë modernë, të cilët mundësuan zbulimin e këtij rasti të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi

“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi