39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë kanë reaguar pas pranimit të informatës për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka identifikuar personin me inicialet M.K., i cili dyshohet se kishte ndezur mbeturina. Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.

“Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt Policet e stacionit të Ferizajt kanë reaguar menjëherë pas pranimit të një informatës për një zjarr të dyshuar në malet e Mirosalës në Ferizaj. Gjatë veprimeve policore është identifikuar M.K., 39-vjeçar, i cili kishte ndezur mbeturina. Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh”, thuhet nw njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin mbeturina apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit dhe dëmeve që mund të shkaktojë. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lista e Enkel Rexhepit siguron 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Lista e Enkel Rexhepit siguron 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael, por përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael, por përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë