24 orët e fundit: Policia ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje

24 orët e fundit: Policia ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje

24 orët e fundit: Policia ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Sponsor 3M Express

Në Prishtinë, më 3 nëntor, rreth orës 14:35është arrestuar një i dyshuar është arrestuar për dhunë psikike ndaj një gruaje, i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast është raportuar në Ranilluk të Gjilanit, rreth orës 15:15, ku është arrestuar një i dyshuar pasi që i njejti e ka sulmuar një grua. Viktima, njofton Policia, ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Gjakovë janë raportuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, më 3 nëntor, rreth orës 21:30, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër, të raportuar rreth orës 23:10, një burrë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një person tjetër. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në Skenderaj, më 2 nëntor, rreth orës 20:40, është shoqëruar në stacion policor një person i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Probleme te Barcelona, ylli i skuadrës në dyshim për ndeshjen kundër Atleticos

Probleme te Barcelona, ylli i skuadrës në dyshim për ndeshjen kundër Atleticos

Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës

Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës

Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)