22-vjeçari shqiptar kapet në flagrancë duke shitur kokainë, policia i sekuestron drogë dhe para

22-vjeçari shqiptar kapet në flagrancë duke shitur kokainë, policia i sekuestron drogë dhe para

22-vjeçari shqiptar kapet në flagrancë duke shitur kokainë, policia i sekuestron drogë dhe para

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Piacenzës në Itali, pasi dyshohet se u kap në flagrancë duke shitur kokainë në zonën e Galleanës.

Sponsor 3M Express

Sipas medias italiane Piacenzasera, arrestimi erdhi pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe ndjekjeje nga pjesëtarët e Njësisë së Hetimeve të Policisë së Piacenzës, të cilët kishin vënë në shënjestër të riun për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta me një automjet të marrë me qira.

Policët civilë e ndoqën atë përgjatë rrugës shtetërore SS45 dhe ndërhynë në momentin kur 22-vjeçari dyshohet se po i shiste një dozë kokaine një shtetaseje italiane, në këmbim të 60 eurove.

Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën disa doza droge dhe para të gatshme në kartëmonedha me prerje të vogla. Hetimet më pas e çuan policinë edhe te vendbanimi i tij, një dhomë me qira në komunën e Caorso-s.

Kontrollet në automjet dhe në dhomën ku qëndronte përfunduan me sekuestrimin e gjithsej 28.8 gramëve kokainë, të ndarë në doza, 1.760 eurove para të gatshme dhe një peshoreje precize.

Sipas policisë italiane, 22-vjeçari shqiptar nuk kishte vendbanim të përhershëm dhe qëndronte në Itali në mënyrë të parregullt. Ai dyshohet se kishte edhe precedentë të mëparshëm për trafikim të lëndëve narkotike në qytetet Cuneo dhe Parma, gjatë muajve të fundit.

Pas paraqitjes para gjykatës në procedurë të përshpejtuar, arrestimi i tij është vërtetuar, ndërsa i riu është dërguar në burg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër