Dafina Zeqiri po vazhdon përgatitjet për albumin e saj të ri, “XX”, me të cilin shënon 20-vjetorin e karrierës së saj muzikore.

Artistja po publikon gradualisht këngët e albumit, i cili pritet të jetë një projekt i veçantë në rrugëtimin e saj artistik.
Së fundmi, Dafina ka ndarë fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të një videoklipi të ri, ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë bezhë, të zbukuruar me diamante në pjesën e dekoltesë.
Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaq edhe barkun e rrumbullakosur, teksa është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Dafina po vazhdon kështu të ndërthurë një periudhë të rëndësishme në jetën personale me projektet e reja muzikore, përmes të cilave po shënon dy dekada në skenën shqiptare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




