175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të ciklit të trajnimeve profesionale në modulin “Ballafaqimi me Turma”.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, trajnimi është organizuar në pesë grupe, ndërsa certifikimi i grupit të pestë shënoi përmbylljen e këtij programi.

Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (NJSO), në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, nën mbikëqyrjen e Divizionit të Trajnimit, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të stafit udhëheqës të Departamentit dhe Divizionit të Njësive Speciale, instruktorët e NJSO-së, si dhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

Policia ka bërë të ditur se ky program është pjesë e aktiviteteve për zhvillimin profesional të Njësive për Reagim të Shpejtë, me synim standardizimin e përgatitjes dhe avancimin e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave policore.

Përmes trajnimeve të tilla, Policia e Kosovës synon të forcojë kapacitetet profesionale dhe operative të zyrtarëve policorë, si dhe gatishmërinë e tyre për reagim në situata të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rihanna shfaqet për herë të parë me vajzën në një fushatë të Dior, nënë e bijë mahnitin me poza të ëmbla

Rihanna shfaqet për herë të parë me vajzën në një fushatë të Dior, nënë e bijë mahnitin me poza të ëmbla

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma