14 vite me mijëra drita Krishtlindjesh, çifti britanik bën një gjest të madh human

14 vite me mijëra drita Krishtlindjesh, çifti britanik bën një gjest të madh human

14 vite me mijëra drita Krishtlindjesh, çifti britanik bën një gjest të madh human

Një çift britanik në të 70-at e tyre ka arritur të mbledhë 67 mijë funte për bamirësi, duke e shndërruar shtëpinë e tyre në një atraksion të vërtetë festiv, të mbuluar me mijëra drita dhe dekorime të Krishtlindjes.

Sponsor 3M Express

John dhe Helen Attlesey, nga qyteti Soham në Cambridgeshire të Anglisë, prej 14 vitesh e zbukurojnë shtëpinë e tyre me dekorime festive, duke tërhequr vizitorë nga pjesë të ndryshme të vendit.

Nisma nisi në vitin 2012, pasi nipi i tyre, Jacob, u diagnostikua me një formë të rrallë dhe të rëndë të epilepsisë. Në moshën vetëm gjashtëvjeçare, mjekët i kishin dhënë atij edhe 12 deri në 18 muaj jetë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës iu hoq një pjesë e trurit, krizat epileptike të Jacobit u ndalën dhe ai rifitoi aftësinë për të ngrënë dhe ecur. Sot, në moshën 23-vjeçare, ai është frymëzimi kryesor pas kësaj nisme bamirëse.

Çifti shpenzon rreth tetë javë çdo vit për përgatitjen e dekorimeve, ndërsa përmes kësaj nisme ka mbledhur deri më tani 67 mijë funte për organizata që ndihmojnë fëmijët, përfshirë Great Ormond Street Hospital, Dreamflight dhe East Anglia’s Children’s Hospices.

Pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kostove të mirëmbajtjes së dekorimeve, John dhe Helen nuk kanë ndërmend të heqin dorë, transmeton Klankosova.tv.

“Për ne, rëndësi ka të ndihmojmë të tjerët që mund të gjenden në të njëjtën situatë në të cilën ishim ne”, ka thënë Helen.

Ajo ka shtuar se, pavarësisht shpenzimeve, çifti do të vazhdojë këtë traditë për aq kohë sa të ketë mundësi.

Shtëpia e tyre tashmë njihet nga banorët e zonës si “Shtëpia e Dritave të Krishtlindjes”, duke dëshmuar se një traditë festive mund të shndërrohet edhe në një nismë që ndihmon jetën e të tjerëve.

Lexo edhe

Farat chia nuk janë për të gjithë, këta persona duhet të kenë kujdes gjatë konsumimit

Farat chia nuk janë për të gjithë, këta persona duhet të kenë kujdes gjatë konsumimit

Barazim në Londër, Arsenali ndalet nga Dortmundi

Barazim në Londër, Arsenali ndalet nga Dortmundi

Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë: A mund të ndodhë kjo?

Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë: A mund të ndodhë kjo?