Njëqind persona janë arrestuar të shtunën në mbrëmje në Barcelonë, pasi pjesëmarrës të maskuar në një protestë “kundër sistemit” plaçkitën dyqane dhe dogjën pajisje urbane pranë sheshit qendror Plaça de Catalunya, raporton Reuters përcjll Dukagjini.
Ministrja e Brendshme e Katalonjës, Núria Parlon, tha se rreth një e katërta e të arrestuarve janë të mitur. Sipas saj, u shkaktuan mbi 30 zjarre, ndërsa 14 dyqane u dëmtuan ose u plaçkitën në zonën e frekuentuar nga turistët dhe blerësit.

Tubimi ishte thirrur përmes rrjeteve sociale. Pamjet e shpërndara treguan persona të maskuar duke thyer vitrina e marrë mallra, ndërsa disa qytetarë mbetën brenda dyqaneve pasi u ulën grilat për të penguar plaçkitjet.
Kryetari i Barcelonës, Jaume Collboni, paralajmëroi ndëshkimin e përgjegjësve dhe pasoja ligjore edhe për kujdestarët e të miturve të përfshirë, shkruan Reuters.
Burimi: Dukagjini




