100 kandidatë i nënshtrohen testit me shkrim për 34 pozita të prokurorëve të rinj

100 kandidatë i nënshtrohen testit me shkrim për 34 pozita të prokurorëve të rinj

100 kandidatë i nënshtrohen testit me shkrim për 34 pozita të prokurorëve të rinj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur testin me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar në procesin e rekrutimit të 34 prokurorëve të rinj të shtetit, të cilët do të shërbejnë në prokuroritë themelore të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të KPK-së, testit të mbajtur të dielën në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, i janë nënshtruar gjithsej 100 kandidatë, prej tyre 48 gra dhe 52 burra.

Në mesin e kandidatëve ishin edhe tre persona nga komuniteti serb dhe një nga komuniteti boshnjak.

Nga 34 pozitat e shpallura për rekrutim, 10 janë të rezervuara për komunitetin serb.

Procesi është udhëhequr nga kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Arian Gashi, së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, transmeton Klankosova.tv.

KPK ka bërë të ditur se testi është hartuar në ditën e mbajtjes së tij, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë nga EULEX-i, OSBE-ja dhe rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET.

Këto organizata kanë monitoruar edhe mbarëvajtjen e procesit, me qëllim të garantimit të transparencës dhe integritetit të përzgjedhjes.

Pas përfundimit të testit me shkrim, procesi i rekrutimit do të vazhdojë me fazat e tjera, në përputhje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara.

KPK ka theksuar se synon që përzgjedhja e prokurorëve të rinj të bazohet në meritë, integritet dhe kompetencë profesionale.

Lexo edhe

Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarit: Pas Mbappesë dhe Viniciusit, këtë herë e pësoi Bellingham

Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarit: Pas Mbappesë dhe Viniciusit, këtë herë e pësoi Bellingham

100 kandidatë i nënshtrohen testit me shkrim për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

100 kandidatë i nënshtrohen testit me shkrim për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

Admirali në pension: SHBA-ja i shpërfilli mësimet nga lufta në Ukrainë

Admirali në pension: SHBA-ja i shpërfilli mësimet nga lufta në Ukrainë