Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë – priten reshje ekstreme

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë – priten reshje ekstreme

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë – priten reshje ekstreme

Stuhia e fuqishme “Argos” pritet të arrijë kulmin gjatë ditës së sotme në Greqi, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë alarmin e kuq për motin në Athinë dhe disa rajone të tjera të vendit.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave greke, paralajmërimi i nivelit më të lartë vlen për Atikën, Thesalinë, pjesën lindore të Greqisë Qendrore, ishullin Evia dhe disa zona të Peloponezit.

Situata më shqetësuese pritet në Athinë, ku brenda disa orëve, nga ora 13:00 deri në 19:00, mund të bien sasi reshjesh që korrespondojnë me mesataren e plotë mujore të nëntorit.

Ndërkohë, në Detin Egje parashikohen erëra të fuqishme, me intensitet deri në 10 Beaufort, duke rritur rrezikun për lundrimin dhe aktivitetet detare.

Autoritetet kanë dërguar paralajmërime përmes sistemit emergjent 112 për banorët e pesë distrikteve, ndërsa në katër rajone janë vendosur masa emergjente, përfshirë ndalimin e punës në ambiente të hapura.

Reshjet kanë nisur që gjatë mbrëmjes së kaluar, duke shkaktuar grumbullime të mëdha uji në disa rrugë të Athinës dhe probleme në qarkullim. Në periferinë bregdetare të Vulës, trafiku është ndërprerë përkohësisht.

Ndërsa jugu dhe perëndimi i Greqisë po përballen me reshje të dendura, në veri të vendit kanë mbizotëruar kushtet dimërore. Borë ka rënë në zonën e Florinës dhe rrethinat e Kosturit, ku është krijuar edhe shtresë bore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarit: Pas Mbappesë dhe Viniciusit, këtë herë e pësoi Bellingham

Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarit: Pas Mbappesë dhe Viniciusit, këtë herë e pësoi Bellingham

100 kandidatë i nënshtrohen testit me shkrim për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

100 kandidatë i nënshtrohen testit me shkrim për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

Admirali në pension: SHBA-ja i shpërfilli mësimet nga lufta në Ukrainë

Admirali në pension: SHBA-ja i shpërfilli mësimet nga lufta në Ukrainë