10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Rastet përfshijnë dhunë psikike dhe fizike, kanosje ndaj familjarëve, si dhe dëmtim të pronës. Policia ka arrestuar e ndaluar disa persona nga komuna të ndryshme të vendit.

Raporti i policisë për dhunë në familje:

DHUNË NË FAMILJE

·         Fushë Kosovë  06.11.2026 – 05:00. Është raportuar se prindi- i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka probleme psikike, ka kanosur familjarët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

·         Prishtinë 06.11.2026 – 12:55. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima dhe i dyshuari kishin bashkëjetuar më parë dhe kanë dy fëmijë të përbashkët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Gllogoc  06.11.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

·         Fushë Kosovë 06.11.2026 – NN. Është raportuar se ankuesja femër kosovare, se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe ofenduar përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë  06.11.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte kanosur motrën dhe babanë e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Kaçanik 06.11.2026 – 22:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë në familje. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE

Pejë  06.11.2026 – 17:30. Një mashkull dhe tri femra kosovarë, janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Si pasojë e lëndimeve të pësuara njëra nga të dyshuarat e përfshira ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë  06.11.2026 – 13:28. Policia është njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes si dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec  06.11.2026 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri  05.11.2026 – 21:40. Lidhur me rastin, më 06.11.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Vazhdon protesta në Tiranë, studentët dhe opozita në shesh për dorëheqjen e Ramës

Vazhdon protesta në Tiranë, studentët dhe opozita në shesh për dorëheqjen e Ramës

Vështirësi gjatë vozitjes natën dhe ndryshime të dioptrisë? Rrona Gjini paralajmëron për keratokonusin

Vështirësi gjatë vozitjes natën dhe ndryshime të dioptrisë? Rrona Gjini paralajmëron për keratokonusin