Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.497 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë gjatë javës së kaluar, nga 19 deri më 25 tetor 2026.

Sipas raportit javor të policisë, gjatë kësaj periudhe në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 28 aksidente trafiku.
Prej tyre, 18 aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar 34 persona, ndërsa 10 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet e shtuara për parandalimin e aksidenteve, ndërsa u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut.
Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrin 192. /Telegrafi/




