Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit, Mehmeti-Selimi kërkon hetim nga prokuroria

Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit, Mehmeti-Selimi kërkon hetim nga prokuroria
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë një koment të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit, sipas saj, bëhet thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit – i dënuar me 13 vjet nga Haga. Selimi ka thënë se për rastin është njoftuar përmes raportimeve […]

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë një koment të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit, sipas saj, bëhet thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit – i dënuar me 13 vjet nga Haga.

Selimi ka thënë se për rastin është njoftuar përmes raportimeve në mediat e shkruara dhe e ka cilësuar atë si një çështje serioze që duhet të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.

“Sot, përmes raportimeve në mediat e shkruara, u njoftova për një koment publik në rrjetet sociale, në të cilin bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit tim, Rexhep Selimit. Si bashkëshorte dhe si qytetare e Republikës së Kosovës, e konsideroj këtë një çështje jashtëzakonisht serioze, e cila nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u trajtuar nga institucionet përgjegjëse”, shkroi ajo.

Mehmeti-Selimi theksoi se dallimet politike apo bindjet personale nuk mund të justifikojnë thirrjet e tilla.

“Mospajtimet, bindjet politike apo qëndrimet personale të askujt nuk mund të shërbejnë si justifikim për thirrje publike për vrasjen e një njeriu. Liria e shprehjes nuk mund të përdoret si mbulesë për nxitjen e dhunës. Prandaj, i bëj thirrje publike Prokurorisë së Shtetit që, në kuadër të kompetencave të saj, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e këtij rasti, identifikimin e personit që qëndron pas komentit dhe vlerësimin e përgjegjësisë eventuale penale”

“Nuk kërkoj asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zbatimin e ligjit dhe trajtimin me seriozitetin e duhur të një thirrjeje publike për marrjen e jetës së një njeriu. Heshtja dhe normalizimi i një gjuhe të tillë janë të papranueshme. Institucionet e drejtësisë kanë përgjegjësinë të sigurojnë që këto raste të trajtohen në përputhje me ligjin, pavarësisht se ndaj kujt drejtohen”, u shpreh ajo.

Lexo edhe

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

“Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

“Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

PDK e vendosur: Ligji në dy lexime, pastaj presidenti

PDK e vendosur: Ligji në dy lexime, pastaj presidenti