Zvicra nis lëshimin e kartave të reja biometrike të identitetit, qytetarët mund të zgjedhin mes dy varianteve

Zvicra ka nisur nga 2 nëntori 2026 lëshimin e kartave të reja biometrike të identitetit, të cilat përmbajnë një çip elektronik me fotografinë e fytyrës dhe dy gjurmët e gishtërinjve.

Sponsor 3M Express

Dokumenti i ri synon të rrisë sigurinë dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane, ndërsa qytetarët mund të zgjedhin nëse duan kartën e re me çip apo versionin tradicional.

Sipas njoftimit të Policisë Federale të Zvicrës (fedpol), kartat e reja janë të disponueshme nga 2 nëntori dhe mund të aplikohen në zyrat kantonale për pasaporta dhe dokumente identifikimi, si dhe në përfaqësitë zvicerane jashtë vendit.

Aplikimi mund të bëhet edhe online, por paraqitja personale mbetet e detyrueshme për regjistrimin e të dhënave biometrike, transmeton Telegrafi.

Çipi elektronik përmban fotografinë e fytyrës dhe dy gjurmët e gishtërinjve, duke e bërë dokumentin më të mbrojtur nga falsifikimi dhe manipulimi. Sipas autoriteteve zvicerane, karta e re është veçanërisht e përshtatshme për udhëtimet në vendet e Bashkimit Evropian, pasi mund të lexohet dhe verifikohet edhe në mënyrë elektronike.

Një nga veçoritë e këtij ndryshimi është se qytetarët nuk janë të detyruar ta zëvendësojnë kartën aktuale. Dokumentet e identitetit pa çip, të lëshuara deri më tani, mbeten të vlefshme deri në datën e skadimit dhe mund të përdoren për identifikim në Zvicër dhe udhëtime në BE.

Po ashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se çmimi i kartës së re biometrike mbetet i njëjtë me atë të kartës së mëparshme pa çip. Qytetarët mund ta porosisin edhe në të njëjtën kohë me pasaportën zvicerane.

Ndryshimi prek edhe dokumentet e përkohshme të udhëtimit. Nga 2 nëntori, pasaporta e përkohshme në Zvicër merr emërtimin e ri “Notpass”, ndërsa ndryshojnë edhe dizajni dhe elementet e sigurisë. Procedurat e aplikimit dhe kushtet për marrjen e saj mbeten të njëjta.

Autoritetet theksojnë se karta e re biometrike nuk duhet ngatërruar me identitetin elektronik (E-ID), pasi bëhet fjalë për një dokument fizik identifikimi dhe udhëtimi, ndërsa E-ID shërben për identifikim në shërbimet digjitale./Telegrafi/

Lexo edhe

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Zvicra nis lëshimin e kartave të reja biometrike të identitetit, qytetarët mund të zgjedhin mes dy varianteve | Momenti