Zvicra frikësohet për protesta të mundshme si në Francë, policia del me paralajmërim për të rinjtë

Zvicra frikësohet për protesta të mundshme si në Francë, policia del me paralajmërim për të rinjtë
Protestat studentore që kanë nisur në Francë, fillimisht si reagim ndaj mungesës së mësuesve dhe gjendjes së dobët të shkollave, janë shoqëruar me episode të dhunshme. E këto protesta po shkaktojnë shqetësim edhe në Zvicër, pasi, mund të organizohen edhe në këtë shtet. Ky alarmim ka nxitur policia kantonale të Valais, që të paralajmërojnë të […]

Protestat studentore që kanë nisur në Francë, fillimisht si reagim ndaj mungesës së mësuesve dhe gjendjes së dobët të shkollave, janë shoqëruar me episode të dhunshme.

E këto protesta po shkaktojnë shqetësim edhe në Zvicër, pasi, mund të organizohen edhe në këtë shtet.

Ky alarmim ka nxitur policia kantonale të Valais, që të paralajmërojnë të rinjtë, se nëse mendojnë të bëjnë thirrje për protesta të tilla nëpër rrjetet sociale, pasojat do jenë të mëdha për ta.

Kjo pasi, pamje të dhunës gjatë protestave janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke mbledhur miliona shikime.

Në disa prej tyre shihen objekte shkollore të dëmtuara, automjete zjarrfikëse të përfshira nga flakët dhe përleshje të dhunshme.

Sipas raportimeve, gjatë protestave janë regjistruar edhe sulme ndaj pjesëtarëve të stafit arsimor dhe policisë. Në një rast, një praktikante policie është goditur rëndë dhe ka pasur nevojë për trajtim spitalor. Në një tjetër incident, një drejtoreshë shkolle është spërkatur me benzinë, ndërsa në Tuluzë një mësues është sulmuar nga disa adoleshentë.

Prandaj, policia zvicerane është veçanërisht e shqetësuar për mënyrën se si këto pamje dhe thirrje po qarkullojnë në internet, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

“Postimet po qarkullojnë në mediat sociale duke bërë thirrje për bllokimin e shkollave, veçanërisht në lidhje me lëvizjet e vërejtura jashtë vendit”, thuhet në paralajmërimin e policisë kantonale të Valais.

Sipas policisë, përfshirja në veprime të tilla mund të ketë pasoja edhe në botën reale. Bllokimi i shkollave, dëmtimi i pronës dhe thirrjet për aktivitete të paligjshme mund të çojnë në masa disiplinore apo procedura ligjore.

Autoritetet theksojnë se përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te personat që janë fizikisht të pranishëm në protesta. Edhe përhapja apo mbështetja online e veprimeve të paligjshme mund të ketë pasoja, në varësi të rrethanave.

Policia paralajmëron gjithashtu të rinjtë se gjurmët e lëna në internet mund të ndikojnë në të ardhmen e tyre profesionale.

“Ajo që ndani sot shpesh mbetet e dukshme për një kohë të gjatë dhe mund të dëmtojë reputacionin tuaj”, thuhet në paralajmërim.

Kjo, sipas autoriteteve, mund të krijojë probleme gjatë aplikimeve për vende pune, trajnime apo stazhe.

Protestat prekin edhe zonën pranë Gjenevës

Efektet e protestave franceze tashmë janë vërejtur edhe pranë kufirit me Zvicrën.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, disa studentë të Lycée Madame de Staël në Saint-Julien-en-Genevois, pranë Gjenevës, janë kontrolluar nga policia në një stacion treni.

Një studente ka deklaruar se policia u kishte konfiskuar parfumet, çakmakët dhe deodorantët.

Edhe pranë shkollës situata është tensionuar. Në ditët e fundit, në zonë është parë policia e trazirave, ndërsa hyrja në ndërtesën e shkollës ishte bllokuar me kosha mbeturinash, transmeton Telegrafi.

Më vonë, sipas pamjeve të publikuara në internet, disa prej tyre janë dëmtuar.

Policia zvicerane druhet se përhapja e videove dhe sfidave në rrjetet sociale mund t’i japë një dimension të ri protestave, duke i shtyrë të rinjtë në veprime të dhunshme ose të rrezikshme edhe jashtë Francës./Telegrafi/

Lexo edhe

BE-ja drejt zgjerimit, Komisioni propozon ndryshime të mëdha

BE-ja drejt zgjerimit, Komisioni propozon ndryshime të mëdha

Haradinajt: Të gjithë në shesh, kërkojmë votimin e Ligjit për Specialen

Haradinajt: Të gjithë në shesh, kërkojmë votimin e Ligjit për Specialen

Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Specialja në lexim të dytë, pastaj presidenti

Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Specialja në lexim të dytë, pastaj presidenti

Zvicra frikësohet për protesta të mundshme si në Francë, policia del me paralajmërim për të rinjtë | Momenti