Zulfaj: Skandaloze kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Zulfaj: Skandaloze kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Zulfaj: Skandaloze kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ai ka thënë se është i tronditur nga raportimet se në këtë ngjarje është interpretuar një këngë serbe që mohon shtetësinë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

“Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Një ngjarje e BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb. Ia lëmë komisionares Kos të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova nuk ishte e ftuar, ndonëse është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në X.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Franca dhe Belgjika sigurojnë play-offin e Ligës së Kombeve, Italia mbetet jashtë

Franca dhe Belgjika sigurojnë play-offin e Ligës së Kombeve, Italia mbetet jashtë

E dhimbshme: Kjo është doktoresha Malvina Ferati që vdiq në aksident në Rrugën e Arbrit

E dhimbshme: Kjo është doktoresha Malvina Ferati që vdiq në aksident në Rrugën e Arbrit

“Me Shqipërinë more”, Olechka ‘tradhëton’ Bjellorusinë dhe bën tifo për kuqezinjtë në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi

“Me Shqipërinë more”, Olechka ‘tradhëton’ Bjellorusinë dhe bën tifo për kuqezinjtë në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi