Zjarr në një banesë në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës

Zjarr në një banesë në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës

Zjarr në një banesë në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së dielës në një kompleks banesor në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku si pasojë janë evakuuar banorët, ndërsa një zjarrfikës ka pësuar lëndime.

Sponsor 3M Express

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, zjarri ka përfshirë një banesë në katin e katërt të ndërtesës.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 02:58, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.

Për shkak të rrezikut, ekipet emergjente kanë bërë evakuimin e banorëve nga hyrja dhe ndërtesa, derisa janë ndërmarrë veprimet për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Zjarri është shuar plotësisht rreth orës 05:15, pas së cilës banorëve u është lejuar të kthehen në banesat e tyre.

Nga ky incident janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një zjarrfikës ka pësuar djegie në dorë gjatë intervenimit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar në mesin e banorëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Me udhëzimin e prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Incident zjarri”, ndërsa vendi i ngjarjes do të mbetet nën mbikëqyrjen e Policisë deri në përfundimin e ekzaminimit forenzik. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës

Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës