Kanë përfunduar punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit, në Prizren, duke shpëtuar nga rrënimi një tjetër aset me rëndësi të trashëgimisë kulturore.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila tha se kulla daton nga shekulli XIX dhe përfaqëson një nga dëshmitë e rëndësishme të arkitekturës tradicionale të Hasit.
E ndërtuar me gur dhe dru, kulla ruan vlera të veçanta historike dhe arkitekturore, ndërsa pas përfundimit të restaurimit i është rikthyer integriteti i saj.
Sipas ministres Bogujevci, ruajtja e këtij monumenti kontribuon në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në përcjelljen e vlerave të saj te brezat e ardhshëm. /Telegrafi/




