Të enjten është arritur një marrëveshje mes Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Ekoregjioni” dhe drejtuesve të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës në Prishtinë, ku pjesë e kësaj marrëveshje është bërë garancë edhe Komuna e Prizrenit përmes pjesëmarrjes së zyrtarëve të saj të lartë.

Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se palët janë dakorduar që nga dita e djeshme “Ekoregjioni” të rinisë shërbimet për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave drejt deponisë në Landovicë, transmeton Klankosova.tv.
Siç kishte raportuar edhe më herët gazetari Salihu, të mërkurën kamionët e kësaj kompanie nuk ishin lejuar të depononin mbeturinat në këtë deponi.




