Zelensky: Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës

Zelensky: Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës

Zelensky: Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës

Ukraina ka rinisur sulmet ndaj rafinerive ruse me një sulm në rajonin e Ryazanit, tha guvernatori rajonal. Kjo erdhi pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zeelensky, se do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pasi akuzoi SHBA-në për tërheqje të mbështetjes thelbësore.

Sponsor 3M Express

Presidenti ukrainas tha se kishte kufizuar sulme të tilla për tre ditë me urdhër të Uashingtonit, ndërsa Rusia kishte vazhduar të godiste infrastrukturën energjetike të Ukrainës. “Mbaruam”,  ka thënë ai për Financial Times.

Zelensky akuzoi gjithashtu SHBA-në për tërheqjen e ndarjes së inteligjencës mbi sulmet ruse, për të ushtruar presion mbi Kievin që t’i japë fund sulmeve pasi SHBA arriti një marrëveshje për të importuar naftë ruse, dhe tha se një ngadalësim i shërbimeve satelitore Starlink të përdorura nga ushtria e Ukrainës ishte i qëllimshëm.

Ai më parë tha se do të binte dakord me të ashtuquajturin “armëpushim energjetik” të shpallur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump të dielën nëse edhe Moska do ta respektonte atë.

Por Zelensky akuzoi Rusinë se e injoroi marrëveshjen e propozuar brenda pak orësh nga shpallja e saj, me sulme që lanë qindra mijëra ukrainas pa energji elektrike, shkruan abcnews.al.

Udhëheqësi ukrainas tha se zyrtarëve ukrainas u ishte thënë nga homologët amerikanë se “nëse nuk i ndalni sulmet, ne do të bllokojmë inteligjencën”.

Ushtria e Ukrainës mbështetet në alarmet e paralajmërimit të hershëm të SHBA-së për sulmet ajrore ruse që vijnë në mënyrë që ta ngrisë mbrojtje ajrore, ndërsa lidhjet e internetit Starlink përdoren gjatë gjithë përpjekjeve të saj të luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes