Nik Gjeloshaj zgjidhet kryetar i Forumit Shqiptar: Bashkuam atë që nuk është dashur të ndahej

Nik Gjeloshaj zgjidhet kryetar i Forumit Shqiptar: Bashkuam atë që nuk është dashur të ndahej

Nik Gjeloshaj zgjidhet kryetar i Forumit Shqiptar: Bashkuam atë që nuk është dashur të ndahej

Nik Gjeloshaj është zgjedhur kryetar i parë i Forumit Shqiptar të bashkuar në Mal të Zi.

Sponsor 3M Express

Pas zgjedhjes, Gjeloshaj ka shprehur mirënjohje dhe përgjegjësi për këtë detyrë, duke e cilësuar bashkimin e politikës shqiptare si një nga synimet më të mëdha të rrugëtimit të tij politik.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky bashkim vjen pas një rrugëtimi të gjatë, me sakrifica dhe sfida, ndërsa ka përmendur si arritje edhe themelimin e Komunës së Tuzit dhe ngritjen e përmendores së Skënderbeut në këtë qytet.

“Sot bashkuam atë që kurrë nuk është dashur të ndahej. Bashkimi ynë nuk është kërcënim për askënd, por garanci për shqiptarë më të fuqishëm dhe për një Mal të Zi më të drejtë e më evropian”, ka shkruar Gjeloshaj.

Ai ka falënderuar diasporën shqiptare, bashkëpunëtorët dhe familjen për mbështetjen, duke theksuar se diaspora ishte ndër themeluesit e Forumit.

Gjeloshaj ka thënë se bashkimi politik synon fuqizimin e zërit të shqiptarëve dhe sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat e reja.

“Asnjë individ nuk është më i madh se populli, as se ideali që na bashkoi. Bashkimi na bën më të fortë!”, ka përfunduar ai.

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj