Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar plan operativ kundër trafikimi me qenie njerëzore, aksion të cilin e ka zhvilluar në në koordinim dhe bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Qendror i Tregut,  Inspektorati Qendror i Punës, inspektorë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe inspektorë sanitar dhe mbështetur po ashtu nga: Departamenti i Kufirit –Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Njësit Speciale NJSO, NJRSH dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale përkatëse.

Sponsor 3M Express

Gjatë këtij aksioni, është bërë kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e vendit, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223  femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë,  3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë), ku 8 prej këtyre lokaleve janë mbyllur.

‘’ Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë,  27 femra shtetase të Tajlandës,  1 femër shtetase e Serbisë). Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’,  7  janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Policia realizon plan operativ kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, më 19 nëntor 2026

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka hartuar Planin Operativ ‘Vjeshta 2026’, dhe të njëjtin e ka realizuar me aktivitete në teren. Nga data 03-17.11.2026, Policia në koordinim dhe bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Qendror i Tregut -MINT,  Inspektorati Qendror i Punës, inspektorë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe inspektorë sanitar dhe mbështetur po ashtu nga: Departamenti i Kufirit –Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Njësit Speciale NJSO, NJRSH dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale përkatëse, janë kryer aktivitet në vijim:

Kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223  femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë,  3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë).

Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.

Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë,  27 femra shtetase të Tajlandës,  1 femër shtetase e Serbisë).

Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’,  7  janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët.

Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të kundërvajtjeve “Marrje me prostitucion” – Eskorta ku janë arrestuar gjithsejtë 8 persona: 4 meshkuj  (3 kosovarë dhe 1 shtetas i Shqipërisë), 1 femër shtetase e Brazilit dhe 3 femra shtetase të Kolumbisë

Për kundërvajtjet  “Marrje me Prostitucion”,  janë dorëzuar fletëparaqitjet në Gjykatë ku të  dyshuarve u është shqiptuar dënimi me gjobë, ndërsa shtetaseve të huaja me vendim të Gjykatës u është shqiptuar edhe masat plotësuese  ‘Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës ‘ dhe ndalës hyrje ne RKS  prej 6 muaj deri në 3 vite.

Gjatë realizimit të këtij plani të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në Lokale muzikës, Qendra masazhi dhe Esacorta u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk  ka rezultuar me ndonjë rast të kësaj natyre.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Universitetet kineze në listën e zezë të SHBA-së blejnë çipa të ndaluar të Nvidia-s

Universitetet kineze në listën e zezë të SHBA-së blejnë çipa të ndaluar të Nvidia-s

Jona i tregon Vëllait të Madh se Fuego i ka shprehur pëlqim (VIDEO)

Jona i tregon Vëllait të Madh se Fuego i ka shprehur pëlqim (VIDEO)

A ju lodhen shpesh këmbët? Arsyeja mund të jetë te zakonet tuaja të përditshme

A ju lodhen shpesh këmbët? Arsyeja mund të jetë te zakonet tuaja të përditshme