Yildiz rikthehet në stërvitje me Juventus

Yildiz rikthehet në stërvitje me Juventus

Yildiz rikthehet në stërvitje me Juventus

Klubi italian ka publikuar në rrjetet sociale një video të njëzet e një vjeçarit duke dribluar me top në qendrën stërvitore të Juventus, me mesazhin “hap pas hapi”.

Yildiz i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shtator, pas thyerjes së kockës së pestë metatarsale në këmbën e majtë.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave italiane, sulmuesi pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit të ardhshëm.

Yildiz është njëri prej disa futbollistëve të rëndësishëm të Juventus që kanë munguar për një periudhë të gjatë. Përveç tij, që nga shtatori jashtë fushës kanë qenë edhe francezi Khephren Thuram dhe kapiteni Manuel Locatelli.

Juventusi renditet në vendin e shtatë në kampionatin italian, me njëmbëdhjetë pikë më pak se lideri Lazio. Ndeshjen e ardhshme, skuadra torineze do ta zhvillojë të dielën në shtëpi kundër Venezia.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

Pamjet tregojnë momentin kur një çift ukrainas sulmohet derisa po udhëtonte me veturë në Dnipro

Pamjet tregojnë momentin kur një çift ukrainas sulmohet derisa po udhëtonte me veturë në Dnipro

Me armë të gjatë e çekan grabitën argjendarinë në Gjakovë – këta janë dy të arrestuarit që dyshohen edhe për grabitjen e dytë

Me armë të gjatë e çekan grabitën argjendarinë në Gjakovë – këta janë dy të arrestuarit që dyshohen edhe për grabitjen e dytë