Wikoff, Vergori dhe Hoxha në veri, përcjellin patrullimet e përbashkëta të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vizituar sot pjesën veriore të Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke zhvilluar patrullime të përbashkëta në këtë pjesë të vendit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të KFOR-it, Wikoff dhe Vergori janë takuar gjithashtu me kryetarin e Zubin Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në këtë komunë.

Në njoftim, KFOR-i ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në terren, të mbajë kontakte me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale.

“KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar për përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftim.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Wikoff, Vergori dhe Hoxha në veri, përcjellin patrullimet e përbashkëta të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës | Momenti