Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se të martën, më 20 tetor, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Burimi: Dukagjini




