“WALL NOT I” vjen në Muzeun e Burgut të Prishtinës

“WALL NOT I” vjen në Muzeun e Burgut të Prishtinës

“WALL NOT I” vjen në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Projekti, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, është i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit dhe dramaturgut Samuel Beckett.

Përmes ndërthurjes së ligjëratës, imazhit dhe videoinstalacionit, “WALL NOT I” eksploron raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit. Në qendër të projektit është dialogu mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, një hapësirë që bart kujtime dhe rrëfime të lidhura me mbylljen, mungesën e lirisë dhe rezistencën njerëzore.

Sponsor 3M Express

Duke e vendosur shprehjen artistike në një hapësirë me ngarkesë të veçantë historike, projekti krijon mundësi për reflektim mbi përvojat njerëzore dhe mënyrën se si kujtesa ndërthuret me hapësirën dhe rrëfimin.

Aktiviteti organizohet në kuadër të programit kulturor të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe synon të sjellë para publikut një përvojë artistike që ndërthur letërsinë, artin pamor dhe kujtesën historike.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

“WALL NOT I” vjen në Muzeun e Burgut të Prishtinës | Momenti