Vuçiq “debatoi” me një gur dhe një fotografi të kundërkandidatit, videoja bëhet virale

Vuçiq “debatoi” me një gur dhe një fotografi të kundërkandidatit, videoja bëhet virale
Ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, publikoi një video në Facebook dhe Instagram, në të cilën zhvillon një “debat” me një karrige të zbrazët. Në karrige është vendosur fotografia e Ilija Srdanoviqit, kandidatit të parë të listës zgjedhore “Studentët fitojnë”, si dhe një gur. Në pronën e familjes së tij në […]

Ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, publikoi një video në Facebook dhe Instagram, në të cilën zhvillon një “debat” me një karrige të zbrazët.

Në karrige është vendosur fotografia e Ilija Srdanoviqit, kandidatit të parë të listës zgjedhore “Studentët fitojnë”, si dhe një gur.

Në pronën e familjes së tij në Jajinci, Vuçiq vendosi të zhvillojë një debat. Meqë askush nuk iu përgjigj, ai krijoi një bashkëbisedues imagjinar. Përballë tij vendosi një karrige me fotografinë e Srdanoviqit dhe një gur, duke e kthyer situatën në një “duel” me gurin.

Ideja e të folurit me një karrige të zbrazët nuk është e re. Një shembull i njohur është aktori Clint Eastwood, i cili në vitin 2012, gjatë konventës së Partisë Republikane në SHBA, iu drejtua një karrigeje të zbrazët sikur në të të ishte ulur presidenti i atëhershëm Barack Obama.

Edhe përdorimi i gurit në politikën serbe nuk është i panjohur. Në vitin 2017, deputeti i atëhershëm i Dveri-t, Boshko Obradoviq, mbajti një gur në dorë gjatë një fjalimi në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se ai ishte gur nga Kosova. Kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq, kërkoi që guri të largohej nga salla.

Sipas revistës “Vreme”, Vuçiqi nuk tregoi se nga vinte guri dhe as cili ishte qëllimi i “duelit” imagjinar.

Megjithatë, gjatë fjalimit të tij ai iu drejtua Srdanoviqit, edhe pse në vend të kundërshtarit të tij trajtoi deklarata të bëra nga politikani Nenad Çanak.

Revista e interpreton videon si një tregues se Vuçiqi dhe Partia Përparimtare Serbe e kanë të vështirë të zhvillojnë debate të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e listës së studentëve, ndaj kundërshtarët e tyre shfaqen vetëm në formë imagjinare. /Telegrafi/

Lexo edhe

Doku.Tech sjell në Kosovë Ilir Selën, themelues dhe CEO i Slice

Doku.Tech sjell në Kosovë Ilir Selën, themelues dhe CEO i Slice

PLD: Qeveria më në fund pranoi se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga Buxheti për vite me radhë dhe janë hedhur për shpenzime fiktive

PLD: Qeveria më në fund pranoi se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga Buxheti për vite me radhë dhe janë hedhur për shpenzime fiktive

Inteligjenca Artificiale parashikon se ku do të përfundonin yjet e Man Cityt nëse bien nga Liga Premier

Inteligjenca Artificiale parashikon se ku do të përfundonin yjet e Man Cityt nëse bien nga Liga Premier