Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik ku një 29 vjeçar u vra në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Dorasi i dyshuar nga Policia e Kosovës ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani tha për klankosova.tv se i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati dhe se njësitet policore po punojnë rreth kapjes së tij.




