Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia Jep detaje

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia Jep detaje

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia Jep detaje

Vëlla e motër mbetën të vdekur të premten pasdite në Livoç të Ulët të Gjilanit pasi bashkëshorti i gruas shtiu mbi ta dhe një person të tretë, i cili gjendet në spital në gjendje të rëndë. 

Sponsor 3M Express

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri tre viktimat, një femër-bashkëshorten e tij, një mashkull- vëllai i bashkëshortes dhe viktimën tjetër mashkull-djali i axhës së bashkëshortes. Si pasojë, dy viktimat e para kanë ndërruar jetë, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore që i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh. 

Në dy vende të ngjarjes janë sekuestruar katër fishekë, njëzetenjë gëzhoja dhe pesë predha si dhe brenda veturës së të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vepra për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar.

“Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike. Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri–Finlandë

Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri–Finlandë

Klubi “Dëshira” kërkon zgjerimin e shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale

Klubi “Dëshira” kërkon zgjerimin e shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale