Real Madridi ka publikuar skuadrën e tyre për ndeshjen e nesërme (e shtunë) kundër Celta Vigos, ndërsa La Liga rifillon pas pushimit ndërkombëtar.

Vinicius Junior rikthehet në skuadër pasi vuajti një pezullim prej katër ndeshjesh shkaku i një ndëshkimi me të kuq shkaku që kapi për flokë një lojtar të Villarrealit.
Los Blancos do të kërkojnë të zgjasin serinë e tyre prej tetë fitoresh dhe shpresojnë që pushimi i shkurtër të mos ua pengojë vrullin.
Ata janë vetëm tre pikë prapa liderëve të La Ligës, Barcelonës dhe duan ta barazojnë me pikë së paku përkohësisht.
Skuadra e plotë e Real Madridit
Portierët: Courtois, Lunin, Mestre
Mbrojtësit: Konate, Huijsen, Militao, Rudiger, Trent, Dumfries, Cucurella, Carreras
Mesfushorët: Bellingham, Valverde, Silva, Guler, Tchouameni, Camavinga, Pitarch
Sulmuesit: Vinicius, Mbappe, Espi, Diomande, Brahim, Endrick
/Telegrafi/





