Vendkalimi kufitar: Pak kosovarë shkojnë në protestën e Tiranës (VIDEO)

Vendkalimi kufitar: Pak kosovarë shkojnë në protestën e Tiranës (VIDEO)

Vendkalimi kufitar: Pak kosovarë shkojnë në protestën e Tiranës (VIDEO)

Mes 127 personave të arrestuar dhe 244 të tjerëve të proceduar në gjendje të lirë për dhunë e dëmtim të pronës publike në Tiranë, Policia e Shtetit ka prangosur edhe dy shtetas nga Kosova.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për dy 20-vjeçarë nga Prishtina, të cilët rëndohen me mbi pesë vepra penale.

Para organeve hetuese, ata kanë pranuar se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për arsye politike.

Megjithatë, fluksi i qytetarëve nga Kosova drejt protestave mbetet minimal.

Nga Policia Kufitare në Vërmicë bëjnë me dije se vetëm 1 deri në 5 persona në ditë deklarojnë pjesëmarrjen në tubime si arsye udhëtimi.

Mendimet mes qytetarëve në Kosovë mbeten të ndara. Përderisa disa vlerësojnë se Shqipëria duhet t’i zgjidhë vetë çështjet e brendshme, të tjerë e shohin mbështetjen si akt solidariteti kombëtar.

Për shkaqe sigurie dhe situatës së krijuar në Shqipëri, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se u ka rekomanduar maturantëve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” që ta shtyjnë ekskursionin e planifikuar atje.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

Lexo edhe

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Zyrtare: Astrit Fazliu merr drejtimin e KF Lepencit

Zyrtare: Astrit Fazliu merr drejtimin e KF Lepencit

“Një baba që çdo ditë përballet me mungesën e djalit” – Arton Ferizi kërkon drejtësi për Auronin

“Një baba që çdo ditë përballet me mungesën e djalit” – Arton Ferizi kërkon drejtësi për Auronin

Vendkalimi kufitar: Pak kosovarë shkojnë në protestën e Tiranës (VIDEO) | Momenti