Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Ingvar Jonsson ka vdekur. Portieri 37-vjeçar i kampionëve në fuqi të kampionatit islandez, Vikingur, ishte një ish-lojtar i Islandës i cili ishte pjesë e skuadrës në Euro 2016.

Sponsor 3M Express

Ai vdiq të mërkurën mbrëma, më 25 nëntor, pas një beteje të gjatë me kancerin dhe njoftimi erdhi nga klubi i tij Vikingur.

“Me trishtim të madh dhe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mikut dhe shokut tonë të dashur të ekipit Ingvar Jonsson, portierit të Vikingur, të mërkurën më 25 nëntor, i rrethuar nga të dashurit e tij”.

“Mendimet e të gjithëve në klub dhe të gjithë mbështetësve të Vikingur janë me familjen dhe të dashurit e tij. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella”, thuhet në njoftimin e klubit.

Paraqitja e tij e fundit erdhi më 3 maj kundër Keflavikut. Jonsson fitoi katër tituj kombëtarë dhe tre Superkupa Islandeze gjatë karrierës së tij. Ai luajti gjithashtu në Norvegji për Start, Sandnes dhe Sandefjord, dhe në Danimarkë për Viborg.

Jonsson bëri tetë paraqitje për Islandën dhe ishte pjesë e fushatës së tyre të paharrueshme në Francë në vitin 2016, kur Islanda tronditi Evropën duke arritur në çerekfinale në paraqitjen e saj të parë në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ndryshimi i pushtetit në Serbi dhe iluzioni për Kosovën

Ndryshimi i pushtetit në Serbi dhe iluzioni për Kosovën

Musiala, sërish i pafat, lëndohet dhe rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të vitit 2026!

Musiala, sërish i pafat, lëndohet dhe rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të vitit 2026!

Festat e Nëntorit me çmime të shumicës – EXFIS vjen me superofertë për derivate

Festat e Nëntorit me çmime të shumicës – EXFIS vjen me superofertë për derivate