Vdekja e 26-vjeçares në Prizren, Policia dhe Prokuroria japin detaje – trupi dërgohet në IML

Vdekja e 26-vjeçares në Prizren, Policia dhe Prokuroria japin detaje – trupi dërgohet në IML

Vdekja e 26-vjeçares në Prizren, Policia dhe Prokuroria japin detaje – trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë publikuar një komunikatë të përbashkët lidhur me rastin e 26-vjeçares që ndërroi jetë pasi ishte shoqëruar në Polici, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të narkotikëve në Vërmicë.

Sponsor 3M Express

Rasti, i cili po hetohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Hetimi i vdekjes”, ka ndodhur më 15 nëntor 2026.

Sipas komunikatës, aksioni policor është ndërmarrë pas informacioneve operative dhe hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, lidhur me dyshimet për përfshirje në trafikim të narkotikëve.

Rreth orës 18:00, në Vërmicë është ndaluar një veturë BMW me targa lokale, në të cilën ndodheshin dy persona, një mashkull dhe një femër, shtetas të Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, më pas është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit mashkull, ku është gjetur dhe konfiskuar një pajisje për identifikimin e GPS-ve dhe kamerave.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit mashkull i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, gjatë fillimit të intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, të dyshuarës femër i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Për këtë arsye është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në vendngjarje, ajo është transportuar në spital për trajtim të mëtejshëm.

Megjithatë, rreth orës 01:30, Policia është njoftuar nga mjekët kompetentë se 26-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Pas vdekjes së saj, për rastin janë njoftuar njësitet përgjegjëse hetimore të Stacionit Policor në Prizren, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), si dhe prokurori kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore, përfshirë hetuesinë dhe forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se, pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore dhe sigurimit të dokumentacionit përkatës mjekësor, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i 26-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

Persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë me forcë në një objekt në Shtime, vjedhin hard disqet e kamerave

Persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë me forcë në një objekt në Shtime, vjedhin hard disqet e kamerave

David Beckham padit kompaninë e parfumeve, pasi produktet e tij u shitën në Poundland dhe pika karburanti

David Beckham padit kompaninë e parfumeve, pasi produktet e tij u shitën në Poundland dhe pika karburanti

Vdekja e 26-vjeçares në Prizren, Policia dhe Prokuroria japin detaje – trupi dërgohet në IML | Momenti