“VAR-i gaboi”, legjenda angleze thotë se Liverpoolit iu bë padrejtësi ndaj Arsenalit

“VAR-i gaboi”, legjenda angleze thotë se Liverpoolit iu bë padrejtësi ndaj Arsenalit

“VAR-i gaboi”, legjenda angleze thotë se Liverpoolit iu bë padrejtësi ndaj Arsenalit

Ian Wright ka kritikuar vendimin e VAR-it për të mos akorduar penallti në favor të Liverpoolit gjatë humbjes 1-0 ndaj Arsenalit në Anfield.

Sponsor 3M Express

Ish-futbollisti legjendar i Arsenalit beson se gjyqtarët kanë gabuar në vlerësimin e një episodi në zonën e rreptësisë, ku Jurrien Timber tërhoqi fanellën e sulmuesit Alexander Isak.

Pavarësisht protestave të futbollistëve të Liverpoolit, gjyqtari kryesor nuk tregoi nga pika e bardhë, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri për ta rishikuar vendimin.

Wright, i cili e ndoqi ndeshjen nga këndvështrimi i tifozëve të Arsenalit, pranoi se ishte i lumtur me fitoren e skuadrës së tij të zemrës, por nuk e fshehu mendimin se Liverpoolit iu mohua një penallti.

“VAR-i ka gabuar në këtë rast. Natyrisht, bëhet fjalë për ekipin tim dhe unë dëshiroj që ata të fitojnë, prandaj jam i lumtur që kanë marrë tri pikët”.

“Por, nëse do ta akordonin atë penallti, nuk do të ulesha këtu duke thënë se nuk mund ta besoj që e dhanë. Do të thosha se jam i lumtur që arritëm të merrnim një pikë”, shtoi ish-sulmuesi anglez.

Kështu, edhe pse Arsenali arriti një fitore të rëndësishme në Anfield, episodi i kontaktit mes Timberit dhe Isakut pritet të vazhdojë të diskutohet, pasi edhe një prej legjendave më të mëdha të klubit londinez pranoi se vendimi ishte në favor të skuadrës së tij./Telegrafi/

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj