Ushtria zvicerane synon të dërgojë satelitin e saj të parë në hapësirë në vitin 2028

Ushtria zvicerane synon të dërgojë satelitin e saj të parë në hapësirë në vitin 2028

Ushtria zvicerane synon të dërgojë satelitin e saj të parë në hapësirë në vitin 2028

Ushtria zvicerane planifikon të dërgojë satelitin e saj të parë në orbitën e Tokës në vitin 2028, në kuadër të një strategjie hapësinore për të cilën janë parashikuar 850 milionë franga zvicerane gjatë 12 vjetëve.

Sponsor 3M Express

Hapësira po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në aspektin ushtarak dhe të sigurisë, ndërsa Zvicra ka krijuar këtë vit një qendër të specializuar për zhvillimin e kapaciteteve hapësinore.

“Ne duam të arrijmë shumë dhe shpejt”, ka deklaruar Peter Bruns, gjeneral brigade përgjegjës për prokurimin dhe zhvillimin e kapaciteteve hapësinore të ushtrisë zvicerane, raporton Watson.

Sipas tij, ndërprerja e shërbimeve satelitore mund të kishte pasoja katastrofike, jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Sektorë të rëndësishëm, si navigimi, shërbimet financiare, komunikimi dhe rrjeti elektrik, varen nga teknologjia satelitore.

Sateliti i parë i ushtrisë zvicerane fillimisht do të përdoret për vëzhgim vizual, ndërsa në fazat e mëvonshme parashikohet zhvillimi i sistemeve të radarëve, komunikimit, navigimit dhe vetëmbrojtjes në hapësirë.

Si një vend i vogël, Zvicra synon t’i zhvillojë këto kapacitete përmes bashkëpunimit me shtetet e tjera dhe sektorin civil, duke mundësuar arritjen e rezultateve të larta me kosto relativisht të ulëta./Telegrafi/

Lexo edhe

Vjedhja në Shtime: 19 vjeçari në pranga, dyshohet se ia mori kushëririt Gol 2-shin nga oborri

Vjedhja në Shtime: 19 vjeçari në pranga, dyshohet se ia mori kushëririt Gol 2-shin nga oborri

“89 specializantë dhe 534 mjekë të pa punë”, Maliqi qet email

“89 specializantë dhe 534 mjekë të pa punë”, Maliqi qet email

Dramë gjatë fluturimit të skuadrës turke, rrufeja goditi avionin

Dramë gjatë fluturimit të skuadrës turke, rrufeja goditi avionin