Çitaku konfirmon dy lajme të mira për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Prezantohet nisma e re ligjore, miratohet strategjia për apelin (VIDEO)

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi të mërkurën se i ka prezantuar Grupit Strategjik nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara dhe se grupi, në të njëjtën mbledhje, ka miratuar strategjinë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Sponsor 3M Express

Strategjia përcakton mbështetjen shtetërore për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin në procesin e apelit në Hagë. Sipas Klan Kosovës, miratimi i saj ishte pika kryesore e mbledhjes, ndërsa detajet mbeten konfidenciale për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve.

Drafti i nismës së re ligjore, i hartuar nga ekspertët, mbështetet në tekstin që Kuvendi miratoi në dy lexime në tetor dhe që më pas presidentja e ktheu për rishqyrtim. Procedimi përmes një nisme të re ishte pjesë e dakordimit ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Nisma pritet të procedohet brenda pak ditësh në Kuvend. Para dorëzimit të saj, pritet të mbahet një takim me partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar përmbajtjen e draftit.

Ndiqeni kronikën:

Lexo edhe

Vjedhja në Shtime: 19 vjeçari në pranga, dyshohet se ia mori kushëririt Golf 2-shin nga oborri

Vjedhja në Shtime: 19 vjeçari në pranga, dyshohet se ia mori kushëririt Golf 2-shin nga oborri

Roma ndal PSG-në, Liverpool fiton bindshëm e Bayern Munich mposhtet

Roma ndal PSG-në, Liverpool fiton bindshëm e Bayern Munich mposhtet

Interi mposht Stuttgartin dhe regjistron fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve

Interi mposht Stuttgartin dhe regjistron fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve