“Universali i Celjes”, Milot Avdyli flet pas shkëlqimit ndaj Ferencvarosit në Ligën e Evropës

“Universali i Celjes”, Milot Avdyli flet pas shkëlqimit ndaj Ferencvarosit në Ligën e Evropës

“Universali i Celjes”, Milot Avdyli flet pas shkëlqimit ndaj Ferencvarosit në Ligën e Evropës

Milot Avdyli luajti 90 minuta të plota për Celjen në krahun e majtë të mbrojtjes, e cila u përball të enjten mbrëma me gjigantët hungarezë Ferencvaros. Kampionët sllovenë arritën të barazonin 0-0 në një ndeshje sfiduese jashtë fushe dhe fituan një pikë të re në Ligën e Evropës.

Sponsor 3M Express

Reprezentuesi i Kosovës doli para mikrofonave pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen e Ligës së Evropës dhe ndau përshtypjet e tij të para.

“Nëse nuk fiton, është shumë e rëndësishme të mos humbasësh. Ne e arritëm këtë, luajtëm një ndeshje të mirë. Duam të tregojmë më shumë në sulm, por përndryshe jam shumë krenar për ekipin. Faleminderit shokëve të mi të ekipit dhe tifozëve tanë. Po ecim përpara dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë fillimisht Avdyli.

Avdyli është bërë një “universal” i vërtetë te Celje, pasi 24-vjeçari e ka provuar tashmë veten në pozicione të ndryshme si lojtar dhe kjo i përshtatet atij në mënyrë të përkryer.

“Kur erdha te Celje, luaja në pozicionin e numrit dhjetë. Më vonë isha sulmues krahu, ndërsa tani luaj në pozicionin e mbrojtësit. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua është që unë të luaj! Përndryshe, më pëlqen të mësoj të luaj në pozicione të tjera dhe dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të përparoj”, përfundoi vushtrriasi.

Mbrëmë (e enjte), Avdyli luajti ndeshjen e tij të 72-të për Celjen. Ai luajti më shumë ndeshje vetëm për FC Aaraun, dhe përpara se të transferohej në Celje, ai luajti edhe për Vorskla Poltava. /Telegrafi/

Lexo edhe

Fëmijëria në internet – A po ua cenojnë prindërit privatësinë fëmijëve pa e kuptuar?

Të shtëna në drejtim të policëve në Gërlicë të Ferizajt, arrestohen tre persona – dyshohet se kishin drogë në veturë

Të shtëna në drejtim të policëve në Gërlicë të Ferizajt, arrestohen tre persona – dyshohet se kishin drogë në veturë