Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Në dhjetor vij në Kosovë, tashmë i keni institucionet e formuara

Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina kanë mbetur pa përfituar fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk kanë përmbushur reformat e kërkuara.

Sponsor 3M Express

Këtë e bëri të ditur komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në samitin që po mbahet në Tiranë, ku janë mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë miliona euro nga ky plan, pasi, sipas Kos, kanë shënuar rezultate më të mira në zbatimin e reformave.

Gjatë fjalimit të saj, komisionerja evropiane iu drejtua edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se formimi i institucioneve të reja në vend paraqet një mundësi për të rifilluar procesin e reformave dhe për të përfituar më shumë fonde nga BE-ja.

Ajo njoftoi se në fillim të dhjetorit do të vizitojë Kosovën, ku do të diskutojë me Kurtin për hapat e mëtejmë.

“Në Kosovë, i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu mundësi e re për të pasë një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Kjo është një mundësi për të arritur reforma dhe për të marrë më shumë fonde. Me shumë kënaqësi, në fillim të dhjetorit do të vij në Kosovë për të folur se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe se si mund ta zgjerojmë atë, meqë tashmë ju i keni të gjitha institucionet e formuara”, tha Kos.

Komisionerja për Zgjerim foli edhe për Serbinë, duke iu drejtuar përfaqësuesit të saj në samit, zëvendëskryetarit të Kuvendit, të cilit i tha se qeveria e kaluar, ndonëse ishte pajtuar për zbatimin e reformave, nuk i kishte përmbushur ato.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Me diplomë në dorë, por pa punë në profesion – A po e humbin të rinjtë besimin te shkollimi?

Me diplomë në dorë, por pa punë në profesion – A po e humbin të rinjtë besimin te shkollimi?

Ambasada e Kosovës në Zvicër nuk punon të hënën, njofton bashkatdhetarët për shkak të 28 Nëntorit

Ambasada e Kosovës në Zvicër nuk punon të hënën, njofton bashkatdhetarët për shkak të 28 Nëntorit

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen