U zhduk katër ditë nga familja strehuese, 13-vjeçari dërgohet në strehimore

U zhduk katër ditë nga familja strehuese, 13-vjeçari dërgohet në strehimore

U zhduk katër ditë nga familja strehuese, 13-vjeçari dërgohet në strehimore

Më 1 nëntor të këtij viti, një 13-vjeçar, u largua dhe iku nga familja që e strehonte në Ferizaj, pa dhënë asnjë paralajmërim se s’do të kthehej më në shtëpinë që përkujdesej për të.

I mituri nga Deçani I.Q., për shkak të mungesës së përkujdesjes familjare, ishte vendosur në një familje strehuese, nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Sponsor 3M Express

Për katër ditë, institucionet u përpoqën ta gjenin, Por, vetëm më 4 nëntor, kur alternativat tjera ishin shteruar, kërkuan edhe ndihmën e qytetarëve.

Në orët e para të mëngjesit të 5 nëntorit, i mituri u lokalizua nga disa qytetarë, të cilët e dorëzuan në stacionin policor në Ferizaj.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Komunës së Ferizajt, përmes një komunikate ka njoftuar se i mituri, pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, është dërguar në një strehimore të sigurt, përkohësisht, deri kur institucionet përgjegjëse të bëjnë zgjidhje tjetër.

Por, çfarë e shtyu 13-vjeçarin të largohej nga familja që kujdesej për të?

“Në bazë të pikëpamjeve të fëmijëve tjerë që janë aty nuk është vërejt asnjë problem, ka shprehë dëshirë edhe tek vëllezërit e tij që a ikim se largohemi prej shpisë. Nuk është deklaru as në organet e rendit po as te QPS në Deçan që ai fëmijë ka qenë i trysnum me bë një veprim të tillë”, ka thënë drejtoresha e QPS-së në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha.

Përgjegjësia në këtë rast, nuk i takon vetëm QPS-së në Ferizaj, por edhe asaj të Deçanit prej nga vjen 13-vjeçari.

Drejtori i QPS-së në këtë komunë, Ali Tahirsylaj, tha se familja strehuese i kishte lajmëruar se i mituri kishte deklaruar se është i mërzitur në shtëpi.

““Na kemi kontaktu me familjen strehuese, na kanë thanë që ka qenë i mërzitur, na ka thanë 2-3 ditë përpara që jam tu mërzit, po skemi vëruesehve intereson deri ne momentin diçka strehuese. mirëqenia e fëmisë, për ato jemi siguru prej politikave se e ka shëndetin e plotë”, ka thënë Tahirsylaj.

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, tha se në bazë të ligjit, përgjegjësia e fëmijëve në këtë situatë, i takon familjes e cila ka vendos për ta marrë në strehim.

“QPS e Ferizajt ka disa familje strehuese, dhe në baza ligjore i vlerëson dhe rivlerëson cdo vit. Këto familje nuk strehojnë vetëm fëmijë të Ferizajt, mirëpo gjithandej. Ajo familje strehuese ka një menaxher të lëndës, I cili kujdeset në vazhdimësi për ta dhe duke i ofru këshillat e nevojshme, mirëpo mbikëqyrjen e fëmijëve e ka përgjegjësi familja strehuese”, ka shtuar Rexhepi-Brahaj.

Qendra për Punë Sociale në komunën e Deçanit, gjatë kësaj të enjte, është takuar me familjen strehuese si dhe me të miturin, teksa kanë konstatuar se tashmë i njëjti është i sigurt në vendin e ri ku është strehuar.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

U zhduk katër ditë nga familja strehuese, 13-vjeçari dërgohet në strehimore | Momenti