U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur në Rahovicë – trupi dyshohet se ishte i karbonizuar

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur në Rahovicë – trupi dyshohet se ishte i karbonizuar

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur në Rahovicë – trupi dyshohet se ishte i karbonizuar

Një rast i rëndë është regjistruar mbrëmjen e 14 tetorit në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku një 46-vjeçar, i raportuar fillimisht si i zhdukur, është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:20, bashkëshortja e tij është paraqitur në Polici dhe ka raportuar se Ardian Bajrami ishte larguar nga shtëpia rreth orës 13:00, ndërsa familja nuk kishte arritur të kontaktonte më me të.

Sponsor 3M Express

Sipas deklarimit të saj, para se të largohej, ai kishte thënë se nuk ndihej mirë.

Derisa familjarët dhe Policia po e kërkonin, vetura e tij Skoda, ngjyrë e bardhë, është gjetur e braktisur te Parku i Pishave në Rahovicë, me dritat e ndezura.

Brenda veturës janë gjetur çelësat, telefoni personal dhe disa të holla të shpërndara në ulësen e pasagjerit, ndërsa para janë gjetur edhe jashtë veturës.

Në kërkim janë angazhuar njësitë policore, njësiti i kërkim-shpëtimit dhe K9.

Rreth orës 21:20, pas kërkimeve, njësiti K9 ka arritur të gjejë një trup të pajetë, për të cilin dyshohet se i përkiste personit të raportuar të zhdukur.

Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes, trupi dyshohet se ishte i karbonizuar, ndërsa rrethanat që kanë çuar deri te vdekja ende nuk janë sqaruar.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore, Forenzika dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Trupi është tërhequr për obduksion.

Edhe vetura e viktimës është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa lokacioni është rrethuar dhe po ruhet për hetime të tjera.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur në Rahovicë – trupi dyshohet se ishte i karbonizuar appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi