U mobilizua policia dhe ushtria për ta gjetur një luaneshë, pas 24 orësh zbulohet se nuk ekzistonte

U mobilizua policia dhe ushtria për ta gjetur një luaneshë, pas 24 orësh zbulohet se nuk ekzistonte

U mobilizua policia dhe ushtria për ta gjetur një luaneshë, pas 24 orësh zbulohet se nuk ekzistonte

Një kërkim i madh për një luaneshë në periferi të Stambollit, e cila kishte shkaktuar panik te banorët, përfundoi me një kthesë të papritur: autoritetet turke njoftuan se kafsha që po kërkonin nuk ishte fare luan.

Sponsor 3M Express

Për rreth 24 orë, ekipet e specializuara, policia dhe komandot e ushtrisë u mobilizuan për të lokalizuar kafshën, pasi ajo ishte raportuar në zonën luksoze Uskumrukoy. Madje, autoritetet publikuan edhe dy video, në të cilat pretendohej se shihej luanesha duke lëvizur nëpër lagje.

Situata kishte shkaktuar shqetësim te banorët, të cilëve iu kërkua të qëndronin brenda shtëpive. Ndërkohë, për të lehtësuar kërkimet, u mbyll edhe Pylli i Belgradit, me një sipërfaqe prej rreth 54 kilometrash katrorë, në veri të Stambollit.

Por, pas kontrolleve të shumta, të hënën në mbrëmje erdhi njoftimi që ndryshoi tërësisht rrjedhën e operacionit. Zyra e Guvernatorit të Stambollit bëri të ditur se pamjet e reja të analizuara tregonin se kafsha e filmuar nuk ishte luan.

Autoritetet njoftuan se kërkimet ishin zhvilluar si nga ajri, me dronë të pajisur me kamera termike, ashtu edhe në terren. Për lokalizimin e kafshës ishin vendosur edhe karremë dhe kamera me sensorë lëvizjeje, por asnjëra prej këtyre masave nuk kishte sjellë rezultate.

“Puna në terren nuk ka dhënë asnjë dëshmi konkrete se në këtë zonë ka pasur një luan”, thuhej në deklaratën e autoriteteve turke.

Kështu, një operacion që mobilizoi forca të shumta dhe shkaktoi panik te banorët përfundoi pa asnjë provë për praninë e një luaneshe në zonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shkencëtarët e MIT-it zbulojnë tingullin që mund ta ndihmojë trurin të pastrohet gjatë gjumit

Shkencëtarët e MIT-it zbulojnë tingullin që mund ta ndihmojë trurin të pastrohet gjatë gjumit

Për herë të parë, sindikata e madhe në New York feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Për herë të parë, sindikata e madhe në New York feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Rrëzohet aeroplani i Forcave Ajrore të Turqisë, pesë ushtarë të vdekur

Rrëzohet aeroplani i Forcave Ajrore të Turqisë, pesë ushtarë të vdekur